Zyra Avokatisë ADCA kërkon të punësojë Avokat i cili (e cila) duhet të plotësojë keto kushte:
  • Persona të diplomuar në Drejtësi;
  • Persona me njohje të mirë të jurisprudencës së Gjykatës së Lartë


    Kërkesa profesionale

  • Anëtarësim në dhomën e avokatëve – liçensë avokati;
  • Njohje e mirë e gjuhës italiane (shkruar/lexuar/folur);
  • Me ose pa eksperience pune ne zyra avokatie;
  • Kandidati duhet të kete aftësi studimi analitik, zhdërvjelltësi në shprehje dhe hartime opinionesh , të ketë njohuri shumë të mire në ndjekjen e procedurave gjyqësore penale;
  • Kandidati duhet të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të jetë i motivuar në punë;
  • Kandidati duhet të ketë aftësi shumë të mira përshtatje ndaj çdo lloj situate;
  • Kandidati duhet të jetë i aftë të punoje ne kushte ku nevojitet durim si dhe të përballojë presionin e punës dhe deadlinet e vendosura;
  • Kandidati duhet të ruajë konfidencialitetin dhe të ketë etikë profesionale;
  • Të jetë i gatshem për të punuar jashtë orarit, dhe të pranojë që niveli i shpërblimit të lidhet drejtpërdrejt me performancën e tij/saj.

Personat e interesuar jane te lutur te dergojne CV-ne e tyre te plote ne adresen e email-it: info@adca.al ose duke plotësuar formën e mëposhtëme.

8462937954_044b6386fe_b

Kushdo mund të gjejë një mundësi të mirë për të zhvilluar karrierën e tij pranë kompanisë sonë, e cila është e hapur për të gjithë ata që e shohin të ardhmen e tyre në një kompani prestigjoze.